A1 Report - Egjipt, Gjykata vendos dënim me vdekje për 529 mbështetës të Morsit

2015-08-22 2

EGJIPT- Gjykata e Lartë e Egjiptit ka dhënë dënim me vdekje për 529 mbështetës të presidentit të rrëzuar Mohammed Morsi. Të pandehurit u shpallën fajtor për vrasjen e zv. Komandantit të rajonit të policisë në distriktin e Matay, gjatë muajit gusht të vitit të kaluar dhe sulm ndaj forcave të rendit.

Grupi prej 529 të dënuarish janë pjesë e organizatës të shpallur të jashtëligjshme në shtator të 2013-s nga autoritetet egjiptiane, Vëllazëria Myslimane.

Sipas agjencisë së lajmeve "Associated Press", gjykata në Minya, në jug të Cairo-s, morri vendimin vetëm pas dy seancash, në të cilat avokatët e të pandehurve u ankuan se nuk kishin kohë të përgatisnin çështjen.

Autoritetet egjiptiane kanë nisur një ofensivë ndaj mbështetësve të Vëllazërisë Myslimane që prej muajit korrik të vitit të kaluar, pas rrëzimit nga pushteti të ish-presidentit Mohammed Morsi duke arrestuar mijëra persona e duke vrarë qindra të tjerë.

Free Traffic Exchange