A1 Report - Korçe, shtohen kontrollet e policise rrugore ne prag te festes se Pashkes

2015-08-22 1

KORCE- Në prag të festës Ortodokse të Pashkës policia rrugore e qytetit të Korçës, ka shtuar masat dhe kontrollet, ndërsa nuk kanë munguar edhe penalizimet kur janë konstatuar shkelje. Ndryshe nga sa ka ndodhur më parë ku vëmendja ka qenë e përqendruar në akset nacionale, një punë e mirë është bërë në rrugët kryesore të qytetit, si dhe në parkingje, ku trafiku rëndohet së tepërmi me ardhjen e emigrantëve për festa.

Sipas të dhënave të policisë së qarkullimit rrugor përgjatë muajve shkurt-mars 2014 ka pasur një rritje të masave administrative në masën 70%, ndërsa janë bllokuar 32 mjete.

Një ndryshim i dukshëm është vërejtur edhe në vjeljen e gjobave, të cilat për muajin shkurt kanë arritur në masën 90 %, ndërkohë që më herët ka qenë një prej problemeve më shqetësuese.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 12 shtetas të cilët kanë qenë duke drejtuar mjetet e tyre në gjendje të dehur apo nuk kanë qenë të pajisur me dëshmi aftësie, si dhe janë hequr 10 leje drejtimi.

Free Traffic Exchange