Ivanov: Nuk pranoj ndërrimin e emrit kushtetues

2015-08-22 1

Kandidati për president i VMRO DPMNE-së Gjorge Ivanov prezantoi sot programin zgjedhor të përbërë nga 20 shtylla. Përmes tij, Ivanov kërkoi besimin e qytetarëve edhe për një mandat 5 vjeçar. Ivanovi betonoi sërish qëndrimin rreth çështjes së emrit duke theksuar se nuk do të lejojë ndryshime kushtetuese që do të çonin në ndërrimin e emrit kushtetues.

"Nuk do të pranoj ide apo propozime që do të rrezikonin identitetin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin maqedonas të bashkëjetesës. Qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtë të vendosin për çështjet e rëndësishme nacionale, përfshirë edhe çështjen e emrit. Si president, nuk do të lejoj zgjidhje të kontestit të imponuar nga Greqia, pa u shprehur më parë në referendum vetë qytetarët maqedonas", d deklaroi Gjorge Ivanov, kandidat për president i VMRO DPMNE-së.

Ivanov, në programin e tij, kishte si shtyllë të 6-të edhe Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën u shpreh se në rast dekada e parë ka qenë dekada e të drejtave, dekada e dytë do të jetë dekada e të drejtave dhe obligimeve për të gjithë ne.

"Mbetemi të përkushtuar në bashkëjetesën multi-kulturore, multi-fetare dhe respektimin e dallimeve në Republikën e Maqedonisë. Do të angazhohem për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e cila është pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë. Obligim më i madh është Maqedonia, shtëpi e përbashkët për të gjithë", tha Gjorge Ivanov, kandidat për president i VMRO DPMNE-së.

Ivanov paralajmëroi se nga nesër do të fillojë mitingjet në popull për të prezantuar planin e tij për një 'Evropë në Maqedoni dhe Maqedoni në Evropë'. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange