Familja Ismaili kërkon ndihmë për ekzistencë

2015-08-22 6

Dëshira e saj është të jetë një nënë dhe bashkëshorte e mir, mirëpo mos funksionimi i dy veshkave ka bërë që ajo të përjetoj dhimbje të mëdha dhe çdo dy ditë ti drejtohet qendrës për dializë. Me këto vuajtje përballet 38 vjeçarja Sevime Ismaili nga fshati Sllupçan, Komuna e Likovës e cila urgjentisht ka nevojë për transplantimin e veshkës. Për fat të keq Sevimja nuk ka donatorë për veshkën andaj apelon njerëzit human për grumbullimin e 40 mij eurove për kryerjen e transplantimit që i është caktuar në Shkup.

"E tash kush sa ka mundësi faleminderit, kush nuk ka edhe prej atyre faleminderit se vet jam një person që nuk mundem me ndihmua, se po i shohim në televizor që po dalin..19.41"Shumë janë pare ato, shumë, unë derisa e pruna punën me dal kështu shumë keq më ka ardhë, ama prej zorrit, nuk kisha nga me shku, kjo është rruga e vetme", tha Sevime Ismaili, banore e f.Sllupçan.

Problemet shëndetësore të Sevimes kishin nisur që para 14 viteve, në momentin që ajo kishte sjell në jetë fëmijën e saj të parë. Që prej asaj kohe e deri më sot, siç rrëfen Sevimja, më shumë kohë kishte kaluar në spital dhe larg familjes.

"Prej se më ka lind djali i madh vazhdimisht kam qenë me probleme, dy herë kam qenë e paralizuar, pas asaj filluan edhe shumë probleme tjera si sëmundja e sheqerit, por kjo sëmundje shumë e rëndë, dializën nuk po mundem me përballu. Atë ditë që shkoj atje patjetër të alivanosem, çdo ditë, tash edhe mjekët po habiten pse kështu bëhem", u shpreh Sevime Ismaili, banore e f.Sllupçan.

Ata që vazhdimisht i qëndrojnë pranë Sevimes janë dy fëmijët e saj, Shuajbi 14 vjeç dhe Ismaili 9 vjeçar. Mbase janë shumë të rinj dhe nuk mund ti kryejnë të gjitha punë e shtëpisë, ata mundohen që të paktën një gotë ujë t'ja sjellin pranë me qëllim t'ja shuajnë etjet nga dhimbjet që ndjen çdo ditë.

Melihate Rustemi

Të interesuarit për të ndihmuar këtë zonjë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit ose përmes xhirollogarisë:

Sevime Ismaili, fshati Sllupçan, Komuna e Likovës
+389 70 489 583

Xhirollogaria për Maqedoni:
300097024459944
Për diasporë:
Numri i llogarisë: 02-307-0607654.4
MK07300307060765433
SWIFT: KOBSMK2X
Komercijalna Banka Sh.A. Shkup, Filiala Kumanovë

Free Traffic Exchange