Organet ekzekutive të Krimesë, do të jenë gati deri më 29 mars

2015-08-22 0

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka dhënë afat Qeverisë që deri më 29 mars të përgatisë planin për formimin e organeve ekzekutive të Krimesë. Vendimi erdhi dy ditë pasi ai firmosi dekretin me të cilin Krimeja dhe qyteti Sevastopol i bashkohen Federatës Ruse. Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në BE, Vladimir Çizov tha se bota nuk ka nevojë të frikësohet nga çdo përshkallëzim i ngjarjeve për shkak të Krimesë. Nga ana tjetër senatori amerikan Xhon Mek Kejn e krahasoi Putinin me Adolf Hitlerin.

"Nuk ka asnjë arsye që vendet në botë të kenë frikë nga Rusia", tha Vladimir Çizov, ambasador i Rusisë në BE.

"Ai është ish kolonel i KGB-së, i cili shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik e vlerësoi si fatkeqësinë më të madhe të shekullit XX dhe se do të dëshironte të rivendoste perandorinë ruse. Mendoj se ai llogarit që të grabitë sa më shumë, ashtu siç bëri Hitleri në vitet '30", u shpreh Xhon Mek Kejn, senator amerikan.

Sot Sekretari i Jashtëm britanik Uilljam Hejg paralajmëroi Rusinë për mundësinë e izolimit të gjatë. Ai njoftoi edhe sanksionet e Londrës për shkak të ndërhyrjes ushtarake ndaj territorit të Ukrainës, me pezullimin e të gjitha marrëveshjeve të bashkëpunimit ushtarak. Evropa mbrëmë u ballafaqua me mundësinë e një krize energjetike, pasi Moska kërcënoi vendosjen e sanksione përkatëse, kurse kryeministri i ri i Ukrainës Arsenij Jacenjuk, deklaroi se vendi i tij mund të përballet me mungesë gazi nëse nuk merr ndihmë nga Perëndimi. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange