VLORË -- Policia kufitare e Vlorës ka bërë të mundur kapjen e një gomoneje që vinte nga Italia dhe sekuestroi dy armë automatike të cilat ndodheshin në këtë mjet lundrues.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, armët i përkasin trafikantëve të drogës, të cilët sapo kanë konstatuar forcat e policisë i kanë hedhur armët dhe janë larguar në drejtim të paditur. Pas një ndjekje nga forcat e policisë, gomonia zbarkoi në bregdetin e Zvërnecit. Personat që ndodheshin në mjetin lundrues braktisën armët dhe skafin.
Aksioni i policisë u përqëndrua në zonën e Hoxhares gjatë kontrollit të vijës bregdetare me qëllim parandalimin e trafikut të lëndëve narkotike.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës katër persona.