A1 Report - Rama në Kosovë: Të ngremë një Dhomë Tregtie Kombëtare

2015-08-22 0

PEJE - "Unë nuk jam kryeministër që pres shiritat, duke bërë sikur i bëjmë punët vetë, ndërsa duhet krijuar një Dhomë e përbashkët e tregtisë kombëtare". Deklarata është bërë nga kryeministri Edi Rama duke folur në takimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi është zhvilluar në qytetin e Pejës në Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka nisur sot turin e takimeve në Kosovë, duke u ndalë fillimisht në Gjakovë. Rama zhvilloi një takim me kryetaren e kësaj komune, Mimoza Kusari-Lila, me të cilën diskutoi për projektin e Alpeve si pjesë e ofertës turistike. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Rama është i shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ka zhvilluar disa vizita edhe në biznese të ndryshme të Gjakovës dhe Pejës, ku ka kërkuar një bashkëpunim më të madh mes firmave shqiptare dhe atyre të Kosovës me qëllim zhvillimin e ekonomisë. Aktualisht kryeministri Edi Rama është i pranishëm në tryezën e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku të pranishëm janë përfaqësues të biznesit mes dy vendeve.

Free Traffic Exchange