PD:Shëndetësia e Ramës me drejtorë të arrestuar për kontrabandë ilaçesh, PS hedh poshtë akuzat

2015-08-22 5

TIRANE- Partia Demokratike vijon denoncimet në lidhje me emërimet e reja në vend. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, ka denoncuar emërimin në krye të Spitalit Rajonal të Kavajës, të Agron Beut. Sipas PD, Beu është arrestuar nga policia në vitin 2009 për kontrabandë ilaçesh. Duke vijuar akuzat edhe ndaj kryeministrit Rama, zëdhënësja e PD-së tha se "shëndetësia e Ramës kushton më tepër se kurrë më parë".
Partia Socialiste dega Kavajë me anë të një deklarate për median, ka përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike mbi Drejtorin e Spitalit Rajonal Kavajë, Agron Beu.

"Dega e Partisë Socialiste në këtë qytet deklaron me përgjegjësi të plotë se gjithë çfarë u deklarua nga PD janë të pavërteta dhe të pabazuara ligjërisht, madje tejkalojnë çdo normë të etikës dhe informimit me transparencë të opinionit publik", thuhet në deklaratën e PS.

Sipas degës së PS, "ndaj Agron Beut, me detyrë aktuale Drejtor I Spitalit Rajonal Kavajë nuk egziston asnjë vendim gjyqësor, lidhur me akuzën e korrupsionit dhe të asnjë akuze tjetër".

Free Traffic Exchange