A1 Report - Fier, lumi Vjosa gërryen tokat bujqësore, e nevojshme vendosja e pritave

2015-08-22 13

FIER- Rreth 30 familje në fshatin Varibop të Komunës Cakran të rrethit Fier, të cilët kanë përfituar pronat sipas ligjit 7501 pranë lumit Vjosë rrezikojnë të mbeten pa tokë bujqësore. Shkak është bërë gërryerja e tokës nga vërshimi i ujërave të lumit Vjosë gjatë viteve të fundit.

Kreu i komunës Cakran, Vladimir Korcari ka kërkuar ngritjen e pritave me qëllim që lumi të mos zaptojë sipërfaqe të tjera toke.

"Qeveria e mëparshme ka bërë dy penele. Unë mendoj se ka ardhur përsëri kohë që të bëhen penele për të mbrojtur një sipërfaqe kaq të madhe toke që e gërryen lumi i Vjosës", ka thënë kreu i komunës, Vladimir Korcari.

Sipas kreut të komunës rreth 30 ha tokë bujqësore është mbuluar nga uji i lumit si pasojë e gërryerjeve të viteve të fundit.

Free Traffic Exchange