PDSH: Raportimi i BDI-së, piskamë e bishës që jep shpirt

2015-08-22 1

Raportimin e funksionarëve të BDI-së, partia shqiptare në opozitë, PDSH-ja e ka cilësuar si piskamë të fundit të një bishe që jep shpirt. Nga partia e Thaçit shprehen se kjo do të merr fund pas 27 prillit dhe se me fitoren e PDSH-së do të përfundojë ankthi dhe terrori që sipas tyre BDI është duke bërë ndaj shqiptarëve.

"Në vend që sot Alija dhe grupi i tij klanor i BDI-së t'u kërkojnë falje shqiptarëve për përbuzjen që ju kanë bërë, për reketin, për shitjen e interesave kombëtare, varfërimin e shqiptarëve, për pa perspektivën e shqiptarëve, shqiptarët sot dëgjuan piskamën e një bishe që jep shpirt. Piskatni dhe uluritni sa të doni, njollosni dhe shpifni sa të doni, keni kohë edhe 37 ditë deri më 27 Prill", tha Imer Aliu, PDSH.

Nga PDSH-ja madje i kanë shtruar disa pyetje kreut të integristëve.

"Pse nuk i përgjigjesh shoqatës së shqiptarëve në Zvicër "Sali Ceku" e cila me dokument, e zeza në të bardhë, vërtetojnë se ti Ali Ahmeti ke qenë bashkëpunëtorë i UDB-së? Pse nuk i përgjigjesh pyetjeve të parashtruara nga vëlla i Komandat Kumanovës, Murat Jashari që të akuzon për tradhti kombëtare, vrasjen e ushtarëve shqiptarë në luftën e Kosovës dhe vjedhjen e fondeve të diasporës shqiptare? O Ali, çka bëjmë me "Car Dushanin" në Shkup? Kush e vendosi dhe pse nuk e largove?", u shpreh Imer Aliu, PDSH.

Përplasjet e dy subjekteve më të mëdha politike shqiptare BDI e PDSH janë intensifikuar në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre të parakohshme parlamentare. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange