A1 Report - Tirane, tritol baneses se biznesmenit, 7 te shoqeruar

2015-08-22 8

TIRANE- Një shpërthim është regjistruar pas mesnate duke u gdhirë e shtuna, pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur në katin e tretë të një pallati në rrugën "Muhamed Butka", pranë banesave të ish-inspektorit të Tatimeve Petrika Bardhi dhe biznesmenit të vajrave ushqimor Fotaq Semi, dhe fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale pa të lënduar në njerëz.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, mori dëshmitë e banorëve të pallatit, ndërsa sipas burimeve pranë grupit të hetimit dyshohet se objektivi është biznesmeni Semi.

Ky i fundit i pyetur nga policia, nuk ka mundur të identifikojë ndonjë konflikt që mund të ishte motiv i dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Policia shoqëroi gjatë natës 7 persona, të cilët dyshohet të kenë konflikte biznesi me Semin, por pa mundur të identifikojë mes tyre autorin e ngjarjes.

Free Traffic Exchange