A1 Report - Korçe, ambasadori grek: Shqipëria ne BE, ndryshimet jane te medha

2015-08-22 5

KORÇË - Ambasadori grek në vendin tonë, Leonidhas Rokanas ka shprehur sërish qëndrimin e Greqisë, për mbështetjen e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Deklaratat e tij Rokanas i bëri nga qyteti i Korçës, ndërsa ka vlerësuar edhe ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian. Gjatë një leksioni të hapur me studentët të Universitetit "Fan Noli në Korçë, ambasadori ka shprehur qëndrimin e Greqisë për mbështetjen e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat.

"Ndryshimet po ndodhin me shpejtësi, kanë qenë të mëdha dhe ndoshta më të mëdhatë se çdo vend tjetër i Ballkanit. Zhvillimet e fundit në Shqipëri janë mjaft inkurajuese. Greqia si vend Europian e ka mbështetur Shqipërinë për të marrë statusin e vendit kandidat, pasi e meritoni këtë. Ky është pozicioni ynë kombëtar", ka thënë Rokanas gjatë fjalës së tij.

Ambasadori grek tha se vendimi i Komisionit Europian në dhjetor të vitit të kaluar nuk duhet të interpretohet si një refuzim. Ai e mbylli fjalimin e tij duke i bërë një apel klasave politike për më shumë përpjekje me qëllim që statusi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian të jetë i garantuar.