A1 Report - Shkoder, mbillen mbi 600 rrenje peme dekorative, nisma nga LSI dhe prefektura e qarkut

2015-08-22 1

Lëvizja Rinore për Integrim e Shkodres me mbeshtetjën e deputetit Agron Çela dhe prefektit Paulin Radovani, i janë bashkuar nismes së ministrisë së mjedisit për ta kthyer 21 marsin, në një ditë të mbjelljes masive të pemëve dekorative, duke shtuar keshtu hapësirat e gjelberta. Në të gjithë qytetin u mbollën mbi 600 rrenjë, ndërsa deputeti i LSI n Shkoder Agron Çela ka apeluar qytetarwt qw ti bashkohen të tilla nismave.
Në mënyrë të organizuar të rinjtë së bashku me deputetin Çela fillimisht bënë mbjelljen e pemëve tek një nga zonat me të ndotura vitet e fundit, siç janë varrezat e dëshmorëve, për t'u zhvendosur më pas në mjediset e drejtorisë së policisë, spitalit rajonal dhe para sheshit të bashkisë Shkoder.