riza në Ukrainë, mund të ketë pasoja në furnizimin e Maqedonisë me gaz

2015-08-22 2

Thellimi i krizës në Ukrainë mund të reflektohet ndaj furnizimit normal me gaz rë vendit. Pasojat do t'i ndjejnë importuesit e gazit natyror, kompania për transport që menaxhon gazsjellësin, si dhe kompanitë që përdorin këtë burim energjetik. Kreu i kompanisë "Makpetroll", Andrea Josifovski, vuri në dukje se shteti duhet ta shpërndajë urgjentisht gazsjellësin ekzistues magjistral drejt Maqedonisë perëndimore, lindore dhe jugore. Me këtë dispezim do të mundësohej lidhja me segmentet ekzistuese të vendeve fqinje. Duhet të kemi qasje edhe në gazsjellësin Trans-Adriatik, i cili mori dritën jeshile nga Komisioni Evropian dhe që nga Azerbajxhani nëpër Turqi, Greqi dhe Shqipëri do të shkojnë në Evropë.

"Kjo siguron një mundësi, do të thotë, çfarëdo krize politike ose ekonomike që të kemi, furnizimi alternativ me gaz natyror është i garantuar. Sigurisht që duhet të mendohet se njëra nga degët për dërgimin e gazit deri në Maqedoni të jetë ose përmes asaj greke ose nëpërmjet Shqipërisë", u shpreh Andrea Josifovski, drejtor i përgjithshëm i Makpetrol.

Josifovski dhe Goran Rafajlovski, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, nuk presin që kriza në Ukrainë do të shkaktojë krizë të re ekonomike botërore.
"Sinqerisht nuk mendoj se do të aplikohen sanksione serioze ndaj Rusisë për aktin që bëri me Ukrainën, dhe nuk mendoj se do të ndikojë shumë në ekonominë botërore dhe në nxitjen e krizës për shkak se këto sanksione nuk janë sanksione serioze në përgjithësi", tha Goran Rafajlovski, Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Kreu i kompanisë "Makpetroll" thotë se nuk është i leverdishëm përdorimi i gazit të lëngshëm natyror, për shkak se ai është i shtrenjtë për Maqedoninë. Prandaj, nëse dëshirohet që të merren kredi të huaja për gazifikimin e shpejtë të vendit, që duhet të jetë parësore për çdo qeveri, atëherë duhet të rritet konsumi.

"Faza e parë e gazifikimit duhet të realizohet sa më shpejt, ai nënkupton gazifikimin e industrisë në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Kushte për këtë ekzistojnë. Gazsjellësi është qasur në Shkup, unaza është mbyllur dhe tani duhet të zgjerohet rrjeti", deklaroi Andrea Josifovski, drejtor i përgjithshëm i Makpetroll.

Sipas të dhënave, nga viti në vit, konsumi i gazit natyror në Maqedoni po zvogëlohet dhe shfrytëzimi i gazsjellësit ekzistues është 20 %, pra prej 800 milionë metrave normale, në vit janë shpenzuar vetëm 160 milionë, prej të cilëve gjysma shkon në centralin e gazit TETO në Shkup. Goran Temenugov

Free Traffic Exchange