PDSH akuza për korrupsion, BDI: akuza paushalle në mungesë projektesh

2015-08-22 7

PDSH-ja edhe sot ka vazhduar me akuzat ndaj funksionarëve të BDI-së për korrupsion. Edhe sot në shënjestër ishte ministri i ekonomisë Valon Saraçini i cili ka paralajmëruar padi për shpifje ndaj partisë së Thaçit. Ish deputeti Orhani Ibrahimi para gazetarëve solli siç u shpreh ai një deklaratë të një iks biznesmeni, pronar i iks kompanisë, i cili akuzon se i është kërkuar ryshfet prej 10 mijë euros, nga Ministria e Ekonomisë, për marrjen e 2 koncesioneve. Nga PDSH-ja thonë se deklarata është dorëzuar në Agjencinë për Anti-Korrupsion dhe ambasadat relevante në vend, ndërsa sipas PDSH-së detajet mbahen fshehtë për shkak të sigurisë së biznesmenit.

"Biznesmeni thirret në zyrat e Ministrisë së Ekonomisë ku i kërkohet një shumë e madhe e të hollave që t'i jepen në shfrytëzim koncesione për të cilët ai ka aplikuar. "Të shkojë ditën e nesërme në zyrën e tij dhe ti jap 10 mijë euro që të fitoj koncesion në lokalitetin... komuna.... si dhe lokalitetin.... komuna.... nga 5 mijë euro për secilën ku kishte aplikuar firma...... në të kundërtën nëse nuk ua jap shumën prej 10 mijë eurove nuk do të më jepen koncesionet", tha Orhan Ibrahimi, PDSH.

Ka reaguar BDI-ja. PDSH po vazhdon të shërbehet me metoda politike që shqiptarët i kanë dënuar me votë në sa e sa zgjedhje, thuhet në reagimin e BDI-së. Shpifjet dhe akuzat e paqëndrueshme që ngre kjo parti, na flasin vetëm për shqetësimin që ka përfshirë atë nga oferta zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe vizionare e BDI-së.

"Nuk do të lejoj që në asnjë moment të njolloset emri im si Valon Saraçini, por edhe emri i të punësuarve në Ministrinë e Ekonomisë, duke pasur parasysh se aty punojnë diku rreth 500 punëtorë, dhe secili ndjehet i ofenduar nga deklaratat e tilla paushalle. Unë prej sot e tutje me ta do të mirrem vetëm përmes institucioneve të sistemit" . Nëse kanë çfarëdo argumenti, unë do të jem personi më i gëzuar nëse kjo del e vërtetë në gjyq. Gjithë materialin jam duke e përgatitur dhe brenda kësaj dite do të dorëzohet në institucionet e sistemit. Prandaj, edhe njëherë them, si ministër jam plotësisht i bindur se punën që po kryem është punë e ndershme. Ne po punojmë për realizimin e projekteve dhe do të vazhdojmë të punojmë për realizimin e projekteve, ndërsa të tjerët le të mirren me punë të flliqura", u shpreh Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.

Nga ana tjetër, nga Forumi Rinor i BDI-së thonë se është e pakrahasueshme qeverisja e BDI-së me atë të PDSH-së. Ata përkujtojnë akuzat ndaj ish ministrit të Ekonomisë nga radhët e PDSH-së Besnik Fetai për korrupsion gjysmë milioni markash, dhe arrestimin e tij në kufirin Kroaci-Bosnje.

"Nuk ka asnjë shqiptar që mund të ketë harruar veprimet kriminale të ministrave të PDSH-së, nami për të cilët shkon përtej kufijve tanë. Si mund të harrojmë, na thoni, arrestimin për korrupsion të ish-ministrit të Ekonomisë nga radhët e këtij subjekti, Besnik Fetai, i cili do të kapej nga policia e një shteti fqinj, në tentim për t'u arratisur dhe për të marrë me vete edhe t...

Free Traffic Exchange