Maqedoni-Kosovë projekte të përbashkëta për fondet IPA2

2015-08-22 5

Trashëgimia kulturore, mbrojtja e ambientit, investimet në lidhjet ndërkufitare, dhe arsimi do të jenë fushat kyçe ku do të përqendrohen projektet për bashkëpunim ndërkufitar të Maqedonisë me Kosovën, me ndihmën e fondit Evropian për përkrahje IPA 2. Prej komunave shqiptare që kanë aplikuar me projekte janë ajo e Tetovës, Bogovinës, Likovës, Çairit, Gostivarit, Zhelinës e të tjerë.

"Është rasti i aplikimit të Qytetit të Shkupit me Kaçanikun për lumin Lepenc, i cili është mjaft i ndotur dhe në këtë drejtim Qyteti i Shkupit ka një projekt në drejtim të mbrojtjes së Lumit. Gjithashtu ka projekte në sferën e investimeve siç është Universiteti i Tetovës i cili ka aplikuar në partneritet me Universitetin e Prishtinës në aspektin e një qendre botanike në Tetovë" deklaroi Tahir Hani, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Projektet me të cilat komunat kanë aplikuar janë nën mbikëqyrjen e ministrisë për vetëqeverisje lokale. Pasi të bëhet përzgjedhja e projekteve, versioni final do të dërgohet në instancat e Unionin Evropian të cilat duhet të japin dritën jeshile dhe të ndajnë fondin.

"Shuma e përgjithshme e programimit është 3,6 milion euro për të dy vendet. Nga 1,8 milion euro Republika e Kosovës dhe 1,8 milion euro Republika e Maqedonisë. Në këtë drejtim gjithsesi mendoj se ka mjaft komuna dhe subjekte që kanë aplikuar me projekte dhe shpresoj se benefitin prej këtij programi do ta kenë edhe shumë komuna, qoftë nga pala kosovare qoftë nga pala e Maqedonisë", shtoi Hani

Për të përpiluar një version final në pajtim me nevojat e të dyja shteteve, ministria e Vetëqeverisjes Lokale kishte organizuar një takim më të gjitha subjektet potenciale që do të shfrytëzojnë paratë e këtij fondi, duke dhënë këshilla dhe propozime lidhur me draft versionin e dytë të projektit të përgjithshëm.Ferikan Iljazi

Free Traffic Exchange