A1 Report - Reforma territoriale, Meta: Presim bashkepunim nga PD

2015-08-22 0

TIRANE- Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka vlerësuar ftesën që kryeministri Rama i ka bërë kreut të PD për t'u takuar për të biseduar për reformën territoriale, dhe për të garantuar konsensus të plotë. Gjatë një konference për shtyp, Meta tha se ky takim duhet të realizohet sa më shpejt në mënyrë që produkti konsensual të realizohet në kohën e duhur. Kreu i Kuvendit, theksoi rëndësinë e realizimit të reformës administrative-territoriale, duke u shprehur se me realizimin e saj pushteti vendor bëhet edhe më efikas në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

"Për reformën territoriale tha se është në interes të vendit, dhe gjithë qytetarëve tanë që presin një pushtet vendor me efikas, dhe që ofron shërbime më cilësore. Dhe është në gjendje të zbatojë strategjitë e duhura vendore.
Shpresoj dhe do të uroja qe ky takim të realizohet sa më shpjet, në mënyrë që edhe më pas me partnerët ndërkombëtare që mbështesin këtë produkt, të kemi një produkt konsensual në kohën e duhur. Duhet një pushtet vendor i paorganizuar që i përgjigjet më mirë nevojave që ata janë në mënyrë të vazhdueshme. Nuk do të ishte produktive dhe as normale, që konsensusi tashmë i garantuar nga ana e mazhorancës për barazi të plotë të këtij Komisioni të veçantë që përbëhet nga 8 anëtarë të mazhorancës, 8 të opozitës dhe dy kryetarë
Nuk duam që kjo reformë të kushtëzohet nga qëndrime të tjera politike që kanë të bëjnë edhe me dallimet e tjera politike.
Duhet të tregojmë vullnet dhe bashkëpunim, pasi kjo reformë është e domosdoshme për të modernizuar vendin dhe për ta përafruar me standardet europian", tha Meta.

Lidhur me debatin për SHISH, Meta tha se nuk dëshiron të bëhet pjesë, duke i kërkuar ndërkaq aktorëve institucionale të veprojnë në mënyrë sa më të përmbajtur.

"Sa i takon SHISH unë nuk do të dëshiroja të bëhesha pjesë e këtij debati publik. Në bindjen time protagonizmi i tepruar në këtë çështje, nuk i shërben qëllimit të përbashkët të gjithë aktorëve publikë, për të rritur interesin e punës së këtij shërbimi për të rritur sigurinë e vendit.
Inkurajoj të gjithë aktorët të sillën në mënyrë sa më të përmbajtur dhe institucionale kur bëhet fjalë për një çështje të tillë", u shpreh Meta.

I pyetur nga gazetarja e Tv "A1 Report" lidhur me replikat dhe debatet mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama në seancën e djeshme në Kuvend, Meta tha se opozita po ndjek një qasje jo konstruktive prej disa javësh.

"Shpreh keqardhjen time që prej disa javësh opozita po ndjek një qasje jo konstruktive, jo vetëm që nuk është në interes të mbarëvajtjes së kuvendit, por nuk është as në interes të opozitës, si një forcë e rëndësishme për demokracinë parlamentare. Ka një interes të vazhdueshëm në emër të demokracisë për të bllokuar funksionimin normal të Kuvendit. Jashtë rendit të ditës ka një kohë të kufizuar që deputetet të shprehin pikëpamjet e tyre. Por asnjë deputet i opozitës nuk regjistrohet për të diskutuar jashtë rendit të ditës, por kërkojnë me insistim të ndërhyjnë jashtë rendit ...

Free Traffic Exchange