A1 Report - Bode: FMN e alarmuar nga borxh i rritur nga qeveria 'Rama'

2015-08-22 0

TIRANË- Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode akuzoi kryeministrin Rama se në marrëveshjen me FMN-në ka fshehur pjesën që ka të bëjë me rritjen e taksave dhe futjen e taksave të reja. Kjo është bërë, tha Bode, për shkak të performancës së dobët të qeverisë dhe përkeqësimit të shpejtë të ekonomisë. Gjithashtu, Bode tha se FMN-ja është FMN është i alarmuar për risqet e mëdha që paraqet borxhi i rritur me aq lehtësi nga qeveria Rama vetëm në harkun e pak muajve duke qenë "më larti ndër vendet e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore".

Deklarata e plotë e Ridvan Bodes

Dje, mbarë opinion publik përcolli me shqetësim deklaratën e bordit të drejtorëve të FMN lidhur me konsideratat dhe propozimet për marrëveshjen aq shumë të reklamuar si sukses nga ana e qeverisë Shqiptare.Po dje qeveria, që kishte mbajtur në fshehtësi termat e kësaj marrëveshje, që kishte folur vetëm për përfitimin e 330 ml eurove në 3 vjet dhe jo termat dhe shqetësimet e FMN për zhvillimet në vend, u mundua të mohojë dhe përgënjeshtrojë atë që për muaj me radhë negocioi po vetë.

E vërteta është se Bordi i Drejtorëve të FMN shpreh me të drejtë shqetësimin alarmues të përkeqësimit të shpejtë dhe futjes në recesion, të ekonomisë që po sipas Bordit në 2009-2012 u arrit "të mënjanohet me sukses rënia në recesion në kulmin e krizës globale dhe që pati një rënie të ritmit të saj më të lehtin në rajon".

E vërteta është se FMN është I alarmuar për risqet e mëdha që paraqet borxhi i rritur me aq lehtësi nga qeveria Rama vetëm në harkun e pak muajve duke qenë "më I larti ndër vendet e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore".

Performanca e dobët e qeverisë, mungesa e reformave dhe amullia që ka sjellë në ekonomi qeveria Rama, për shkak të paaftësisë dhe klientelizmit, do sjellë rritje të reja taksash pasi rritja e taksave, bërë ne dhjetor të vitit të shkuar për vitin 2014 ka dhënë rezultate të pamjaftueshme. Ecuria e dy muajve të parë të këtij viti dëshmon dështimin e plotë dhe korrupsionin në zgjerim të qeverisë Rama. Rritja e madhe e akcizave sipas qeverisë pritet të sjellë 120 milion USD më shumë në buxhet, në fakt për dy muajt e parë ka sjellë 10 milion USD më pak, ndërkohë që rritja e të ardhurave është në më pak e 1/5 e asaj që është programuar

Kjo paaftësi për të vendosur disiplinën fiskale është shkaku I propozimeve të FMN për rritjen apo vendosjen e plot 10 taksave të reja mbi qytetarët dhe ekonominë. Në fakt përgënjeshtrimi i Ramës është i turpshëm për qytetarët e këtij vendi, pasi në faqe 29 të raportit, paragrafi i 3, janë propozuar si mundësi:
Vendosja e TVSH në arsim;

Vendosja e pagesave toll në rrugët e vendit;

Rritjen me 50% të taksës mbi tregtimin e makinave të përdorura;

Futjen e TVSH për ndërtimet-banesat e reja;

Futja e një takes për hyrje daljet nga Shqipëria të popullsisë vendase;

Vendosja e taksës mbi pronën (shtëpi, tokë) sipas vlerës;

Futja e jjë takes vjetore për përdorimin e makinave bazuar në vlerën e tyre;

Rritjen e tatimit mbi të ardhurat e ...