A1 Report - Durres, Dako inspekton punimet ne lagjen 18:Jane ne faze perfundimtare

2015-08-22 1

DURRES- Rreth 15 mijë banorë të lagjes 18 në qytetin e Durrësit nuk do të kenë më probleme infrastrukturore apo me sistemin e kanalizimeve. Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka inspektuar nga punimet që po kryhen për rehabilitimin e lagjes 18 në qytetin bregdetar.

Kryebashkiaku tha se punimet janë në fazën përfundimtare dhe përmes këtij investimi do të marrë zgjidhje problematika e sistemit të kanalizimeve, trotuareve apo asfaltimit të rrugëve.

Projekti ka zgjatur 4 muaj dhe ka kapur një vlerë prej 177 milionë lekësh. Pas këtij projekti, investimet sipas kryebashkiakut Vangjush Dako po kryhen me të njëjtin intensitet edhe në lagjen numër 17 në Durrës. (a.ç/shqiptarja.com)