A1 Report - Kriza e Krimese, SHBA e Rusia i vene sanksione njera-tjetres

2015-08-21 0

WASHINGTON - Menjëherë pas deklaratës të Presidentit amerikan Barack Obama, i cili lajmëroi shtimin e sanksioneve për zyrtarët rusë dhe për sektorët kyç të ekonomisë ruse, ministra e jashtme e Rusisë publikoi listën me 10 zyrtarë amerikanë të sanksionuar.

Në listë bëjnë pjesë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner, Kryetari i Komitetit të Senatit për Punë e Jashtme Robert Menendez si dhe senatori amerikan John McCain.

Pak minuta para publikimit të listës, presidenti amerikan Barack Obama bëri të ditur se SHBA do të vendosë sanksione ndaj sektorëve kyç të ekonomisë ruse. Gjatë deklaratës për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Obama tha se sanksionet ndaj zyrtarëve rusë do të shtohen dhe se do të sanksionohet banka Rossiya e cila mbështet financiarisht zyrtarët rus.

Ndër zyrtarët që do të sanksionohen janë kryetari i parlamentit të Dhomës së ulët të parlamentit rus Duma, dhe Shefi i Administratës Presidenciale.
Presidenti amerikan theksoi se masat do të merren me vetëdijen e plotë që kjo lëvizje mund të përçajë ekonominë globale.

Sanksionet e SHBA vijnë si kundërpërgjigje e pranimit të Krimesë si pjesë e Rusisë. Të enjten dhoma e ulët e parlamentit rus, Duma ka miratuar aneksimin e gadishullit në jug të Ukrainës.

Free Traffic Exchange