A1 Report - Tirane, dita e kultures frankofone nderohen me çmime 15 personalitete

2015-08-22 16

TIRANË - Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë që është 20 marsi, do të pasohet nga një javë aktivitetet në vendin tonë. Në ceremoninë e hapjes së "Pranverës Frankofone" të organizuar këtë të enjte nga ministria e punëve të jashtme, janë nderuar me çmime nderi 15 personalitete të spikatura të Frankofonisë.

Ambasadorë, politikanë, intelektualë, njerëz të artit e të kulturës këtë të enjte janë mbledhur të gjithë së bashku për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë që është më 20 mars. Ky aktivitet i organizuar nga ministria e Punëve të jashtme, ka hapur siparin e aktiviteteve që do të zhvillohen në kuadër të "Pranverës së Frankofonisë" nga 20-29 mars 2014.

Në mungesë të ministrit të punëve të jashtme Ditmir Bushati, i cili ishte në një takim pune jashtë vendit, drejtimi I këtij aktiviteti I është besuar një frankofoneje të njohur në Shqipëri, ministres së kulturës, Mirela Kumbaro.

"Qeveria shqiptare si një anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Frankofonisë është e angazhuar për përhapjen e gjuhës frënge në sistemin shkollor por jo vetëm. Ne i njohim vlerat e frëngjishtes edhe në fushën e përkthimit dhe gjithashtu ajo është një mjet qe i lejon studentët shqiptarë të ndërmarrin studime në vendet frankofone"

Në ceremoninë e kremtimit të Ditës së Frankofonisë, autoritete shqiptare kanë nderuar me certifikata nderi, 15 personalitete të fushave të ndryshme, për kontributin e dhënë në përçimin e gjuhës dhe kulturës frënge. Shqipëria që prej 15 vitesh është anëtare me të drejta të plota të Organizatës Botërore të Frankofonisë.

PERSONALITETET E NDERUARA:
Angjelin Preljocaj
Tedi Papavrami
Anri Sala
Luan Rama
Gjergji Themeli
Rezart Jasa
Genc Burimi
Liri Begeja
Gazmend Toska
Elena Kadare
Etleva Domi
Michel Berson
Viviane Le Dissez
Imma Thor Faus
Pëllumb Nako