A1 Report - Shpetohen 4 peshkataret, kapiteni: Anija futi uje ne motor dhe u mbyt

2015-08-21 6

DURRES- Një peshkarexhë prej druri është mbytur rreth 30 milje larg bregdetit të Durrësit, por 4 peshkatarët që ndodheshin në të fatmirësisht kanë shpëtuar. Kapiteni Armando Gora ka treguar se, anija kishte futur ujë në motor.

Ndërhyrja në kohë e Guardia di Financa dhe 2 mjeteve të policisë kufitare nga qendra ndëroperacionale detare në Durrës ka bërë që peshkatarët të shpëtohen, menjëherë pasi peshkarexha "Katerini" ka dhënë alarmin SOS rreth orës 6 të mëngjesit.

ORA 16:43 KAPITENI GORA: ANIJA FUTI UJË NË MOTORR DHE U MBYT
Pas shpëtimit dhe dëshmisë së dhënë në polici, kapiteni dhe pronari i peshkarexhës "Katereini", Armando Gora ka treguar për median se, si anija e tyre futi ujë dhe më pas ata u shpëtuan nga Guardia di Financas.

"Anija ishte në gjendje të mire por hyri uji në motor dhe nga kjo rrezikuam mbytjen", ka thënë kapiteni Gora.

Sipas tij, "rreth orës 4 të mëngjesit anija ka futur ujë në motor". Rreth orës 6 dhamë sinjalet për ndihmë. Reagimi i Guardi di Financës ishte shumë i shpejtë duke dhe na shpëtuar", ka thënë Gora për median.

"Ndërsa ishte i pamundur shpëtimi i anijes", ka theksuar gjatë fjalës së tij për median, kapiteni i peshkarexhës "Katereini", Armando Gora.

ORA 10:40 MBYTET NJE PESHKAREXHE, SHPETOHEN 4 PESHKATARET
Një defekt në mjetin lundrues ka bërë që peshkarexha të merrte ujë dhe pavarësisht operacionit për shpëtimin e saj ajo është fundosur nga sasia e tepërt e ujit që kishte depërtuar në brendësi të saj.

Sipas të dhënave nga kapiteneria e Durresit, 4 peshkatarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mesohet se kishin dalë për peshkim në det të hapur që prej mëngjesit të datës 18 mars.

Elvis Ceka Kapiten Lejtant në Qendrën Ndërkombëtare Operacionale Detare tha për tv A1 Report se peshkatarët ishin shpëtuar nga anija "Lisus" që tërhiqte mjetin.

"Peshkatarët janë në gjëndje të mirë shëndetësore. Ndodhen në bordin e anijes "Lisus" që po kryen dhe tërheqjen e mjetit. Ky mjet rrezikon të fundoset dhe ka marrë ujë", tha Kapiten Lejtant Ceka.