Përshpejtohet procedura për dokumentet e humbura

2015-08-21 1

Nga 1 prilli qytetarët përmes sistemit një-sportel do të mund të shpallin të pavlefshme dokumentet e humbura si letërnjoftimet, pasaportat, patentat e shoferit dhe lejet e qarkullimit. Shpalljet mund ti bëjnë nëpër të gjitha shërbimet drejtuese të MPB-së në Maqedoni. Kjo u bë e ditur nga Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska pas takimit me drejtorin e Gazetës Zyrtare, Toni Trajanov.

'Nëse shohim statistikat, qytetarët më shpesh humbin letërnjoftimet, më pas patentat e shoferit, pasaportat dhe lejet e qarkullimit. Numri i përgjithshëm i dokumenteve të humbura gjatë gjithë vitit 2013 është rreth 30 mijë', u shpreh Gordana Jankullovska -- Ministre e Brendshme.

'Qëllimi i këtij projekti është që përmes thjeshtëzimit të procedurës për shpallje të dokumenteve të humbura në gazetën zyrtare. Për këtë më parë ata duhej të prisnin nga 1 javë deri më 10 ditë, ndërsa me vendimin e ri kjo procedura do ta zgjasë vetëm 1 ditë", tha Toni Trajanov, drejtor i Gazetës Zyrtare.

Drejtori i Gazetës Zyrtare projekte të ngjashme paralajmëroi edhe me Fondin e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Arsimit. Valmir Kuçi