Sistemi aktual zgjedhor në Maqedoni është i pafavorshëm për partitë e vogla politike, andaj e ardhmja e tyre mund të shikohet vetëm nëse i bashkëngjiten partive më të mëdha. Analistët theksojnë se dalja e më shumë partive politike me lista të veta të kandidatëve për deputetë, më tepër ka rol përçarës të elektoratit, dhe për pasojë do të kemi ulje të numrit të mandateve të deputetëve shqiptarë.
"Sa më tepër që të segmentizohen subjektet, aq më tepër janë mundësitë reale që të mos merret mandat në cilëndo njësi zgjedhore, sidomos në njësitë zgjedhore ku elektorati shqiptar nuk paraqet shumicë. Pra njësinë zgjedhore 1, 2, 5, po edhe në njësitë e tjera zgjedhore. Shikuar nga ky aspekt, modeli proporcional i sistemit zgjedhor, çdoherë i favorizon koalicionet dhe partitë dominante, dhe ata marrim më tepër mandate. Si pasojë e këtij segmentizimi, në zgjedhjet e kaluara parlamentare, numri i deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë ra në mënyrë drastike, dhe u zvogëlua për 4 deputetë", u shpreh Naser Zyberi, analist.
Bashkimi Demokratik për Integrim, kohë më parë u bëri thirrje subjekteve më të vogla politike shqiptare që të kontribuojnë për faktorizimin e elementit shqiptarë në vend duke iu bashkangjitur BDI-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga partia e Ahmetit i bën thirrje partive më të vogla ti bashkëngjiten me qëllim fuqizimin e mandatit shqiptar dhe parandalimin e përçarjes së votës.
"Subjektet politike më të vogla shqiptare, duhet të analizojnë mirë veprimin e tyre të mëtutjeshëm. A do ti shërbejnë faktorizimit të votës dhe mandateve të shqiptarëve ose do të përçajnë votën shqiptare në favor të subjekteve politike maqedonase. Kur flitet për mandate më të fortë të shqiptarëve, kjo arrihet vetëm nëse përkrahet fuqishëm subjekti më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni", kishte deklaruar Abdilhaqim Ademi.
Analisti Zyberi tërheq vërejtjen se dalja e tre subjekteve politike shqiptare me kandidat në diasporë mund te rezultojë me humbjen e mandatit, dhe asnjë prej tyre të mos fitojë.
"Pjesëmarrja e subjekteve politike shqiptare në diasporë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ndikojë që të humben mandatet e deputetëve shqiptarë. Në kohën kur i gjithë spektri politik maqedonas fokusohet në dy subjekte, partitë politike shqiptare të ndara marrin pjesë në garë, dhe kjo mund ta dëmtojë seriozisht mundësinë e marrjes të ndonjë mandati, qoftë për Evropë ose Amerikë, mos të flasim për Australi", tha Naser Zyberi, analist.
Ndryshe renditjes së partive të vogla përkrah partive më të mëdha, vite me radhë janë duke e praktikuar partitë më të mëdha maqedonase, të cilat bashkojnë në koalicione të mëdha madje nga 20-30 parti politike. Atëherë, edhe partitë më të vogla shqiptare, nëse duan të faktorizohen, duhet të kenë parasysh, se më mirë është t'u bashkohen partive të mëdha me potencial fitues, sugjerojnë analistët. Nga partitë e vogla politike shqiptar që kanë paralajmëruar futjen në garën zgjedhore, janë RDK-ja dhe PPD-ja e reformuar, ndërs...