Brukseli: Presim diskurs të matur politik

2015-08-21 2

Brukseli u bëri thirrje partive politike për një diskurs të matur politik gjatë zgjedhjeve. Këtë kërkesë ua drejtoi komisioneri Fyle, zv/kryeministrit për euro-integrime Fatmir Besimi dhe ministrit të jashtëm Nikolla Poposki. Fyle gjithashtu ka theksuar se Brukseli do të vë nën llupë edhe zbatimin e Kodit zgjedhor, si dhe reformat e tjera evropiane. Në këtë takim gjithashtu është vendosur që raundi i ri i bisedimeve të nivelit të lartë të zhvillohet pas formimit të Qeverisë së re.

"Njoftuam se cili është progresi i deritashëm dhe aktet apo iniciativat që do të bëjnë ndryshim real në kuadër të këtyre fushave. Agjenda evropiane vazhdon të jetë prioritet në përbërjen e ardhshme të parlamentit dhe qeverisë", deklaroi Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane.

"Kjo do të na mundësojnë të sigurojmë vijueshmëri të të gjitha reformave të cilat i kemi përmbushur deri më tani në pjesën e legjislacionit dhe do të na sigurojë një dinamikë më të mirë për zhvillimin e këtij dialogu drejt zbatimit formal të procesit të bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së", tha Nikolla Popovski, Ministër i Jashtëm.

Siç njoftojnë nga kabineti i Komisionerit Fyle, agjenda e bisedimeve të reja do të përfshijnë më pak çështje, dhe se fokusi kryesor do të jetë në sundimi i të drejtës dhe liritë themelore, marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore, liria e mediave, pavarësia e gjyqësorit, zbatimin e Kodit. Fyle gjithashtu ka tërhequr vërejtjen për e zbatimit e marrëveshjes politike të 1 marsit, si një nga kushtet për avancimin e rrugës evropiane të vendit. Semra Jakupi