A1 Report - Rama, Mediut: Njohet si prone 50 mije metra katrore, 28 mije eshte Shqiperia

2015-08-21 0

Duke qëndruar tek çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave, Rama fajësoi qeverinë e kaluar që nuk përfshiu në projektet e saj të shumëtrumpetuara të "Shqipërisë Dixhitale" regjistrat dhe dosjet që siç tha ai, qëndrojnë për tokë në zyrat përkatëse. Ai tha se "opozita e sotme nuk ka gojë të flasë në Strasburg për kritere, pasi sa i përket çështjes në fjalë, e ka degjeneruar shtetin shqiptar në sytë e çdo kancelarie dhe institucioni europian", teksa deklaroi se qeveria sot ka një plan të qartë pune se si do të veprohet për kthimin dhe kompensimin e pronës ish pronarëve.

"Jeni bërë barcaleta për kthimet e kompensimet e pronës. Gazi më i madh i kësaj bote me falsifikimet. E keni kthyer Shqipërië dy herë si pronë. Keni njohur 50 mnijë metra katrorë, ndërkohë që Shqipëria ka 28 mijë metra katrorë. Keni future konflikte të pafundme. Mbi 8 mijë vrasje për çështje prone"- tha Rama.

Free Traffic Exchange