A1 Report - Debate ne Kuvend, Berisha fyen, Rama: Je plak, s'merrem me ty

2015-08-22 11

TIRANE- Seanca e kuvendit ka nisur me fjalë fyese dhe pa etikë të ish-kryeministrit Berisha drejtuar kryeministrit Rama. Deputeti i PD-së Sali Berisha tha se Rama ofendoi doganierët.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kërkoi të ruhet etika ndërsa deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj kërkoi të merren masa.
Në përgjigje kryeministri Edi Rama tha se Berisha ka shkatërruar etikën e komunikimit. Rama tha me këtë presion opozita nuk mund të imponojë mazhorancën dhe shtoi "Mos përmendi më litarin në shtëpinë e të varutit, se të varurin e keni brenda dhe ju mban të varur."

DEBATI NE KUVEND
BERISHA: "Kur ishe në skuadrën e basketbollit askush se pranonte në dhomë sepse qelbej në erë. Ai doli nga mbledhja e parë e themelimit të PD-së sepse qelbej në erë. Ai është një zhuls që vetëm ai e di. U gjende lakuriq në plazh pa të mbathura. Shkon e fyen punonjësit, cfarë kryeminsitri je ti. Ti je ordiner. Ata janë zgjedhësit tanë dhe ti nuk guxon ti ofendosh".

META: "Të ruajmë etikën. Aq më tepër që sot është dita ndërkombëtare e lumturisë , nuk shkon".

FATMIR XHAFAJ: Është e turpshme. Nëse do vazhdojmë kështu të ndërpritet seanca të mbledhin grupet parlamentare parlamentare . Nuk kanë borxh qytetarët të kenë mungesën e etikës në parlament, Jeni atje të vendoset një etikë. Një deputet i thjeshtë mund të dalë përjashta e të mos hyjë dy javë në parlament. Dy standard nuk mund të ketë. Turp për parlamentin të vazhdojë me këtë gjuhë nuk është e denjë për një njeri të jashtëzakonshëm"

RAMA: Për ata që kanë ardhur në Tiranë pas viteve 1990 dhe nuk e kanë njohur dua të shpjegoj se dikur ishte një personazh i njohur i rrugëve të Tiranës që quhej Shaban Qosja. Ky u bë i famshëm se kur nuk merrej njeri me të i turrej njerëzve e u thoshte ca keni me mua. Jeni bërë si Shaban Qosja, merrni fjalën. Filloni akuzoni mua, kreun e Kuvendit, pse buzëqeshim kur flisni, pse kemi në mënd atë që ju e dini dhe ne nuk e themi. Se kush ia ka bërë gjuhës shqipe atë që sia kanë bërë as armiqtë e saj të gjithë e dinë. Se kush e ka shkatërruar etikën e komunikimit mes palëve dhe kush i ka trajtuar si armiqtë dhe ka kthyer gjithë periudhën e tranzicionit në një propagandë të Partisë së Punës, që kë ke përballë degjeneroje me libër shpie, të gjithë e dine. Të gjithë e dinë edhe kush e mban peng PD , opozitën dhe seancë. Të gjithë e dinë ku të drejtojnë gishtin kur dëgjohet një burrë plak të shfryjë gjithë fjalorin . S'kam ndërmend të merremi me ju e të shkelim liritë dhe të drejtat tuaja dhe të atyre që merren kundra nesh . S'kemi ndërmend të ulemi në ato nivele ku uleni ju. Mallkimin e gjuhës shqipe e keni marrë. Ne jemi këtu të çojmë përpara punët tona, ne do të dëgjojmë por do të udhëheqim. Nëse mendoni se do imponohemi e keni gabim, për asnjë arsye nuk ka imponim përveç argumentit. Mos përmendi më litarin në shtëpinë e të varutit, se të varurin e keni brenda dhe ju mban të varur.

Free Traffic Exchange