A1 Report - Peshkarexha dha alarmin SOS Shpetohen 4 peshkataret

2015-08-22 1

DURRES- Një peshkarexhe me 4 persona në bord ka rrezikuar të mbytej mëngjesin e sotëm por ndërhyrja e Guardia di Financa dhe rojeve bregdetare ka bërë që historia të kishte një fund të lumtur.

Peshkarexha ka dhënë alarmin SOS, 27 milje larg bregut të Durrësit mëngjesin e sotëm.

Peshkarexha kishte pësuar avari dhe rrezikonte të mbytej. Elvis Ceka Kapiten Lejtant në Qendrën Ndërkombëtare Operacionale Detare tha për tv A1 Report se peshkatarët ndodhen në anijen "Lisus" që po kryen edhe tërheqjen e mjetit.

"Peshkatarët janë në gjëndje të mirë shëndetësore. Ndodhen në bordin e anijes "Lisus" që po kryen dhe tërheqjen e mjetit. Ky mjet rrezikon të fundoset dhe ka marrë ujë", tha Kapiten Lejtant Ceka.

Gazetari ynë në Durrës, Artur Korriku informon se anija kishte dalë për peshkim më 18 nëntor.