A1 Report - Mungojne reshjet, KESH:Situata ne kaskaden e Drinit e rende

2015-08-21 0

Mungesa e reshjeve të shiut dhe thatësira e zgjatur gjatë këtyre muajve, ka bërë që situata hidrike në vend dhe kryesisht në kaskadën e lumit Drin të jetë e rëndë. Të dhënat zyrtare nga Korporata Elektroenergjetike shqiptare, tregojnë se niveli i ujit në kaskadë ka pësuar rënie të ndjeshme dhe diferenca e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare është e madhe. Në liqenin e Fierzës niveli i ujit ka rënë deri në kuotën e 274.79 metra, nga 296 metra që është kuota maksimale e lejuar, ndërsa prurjet mesatare ditore janë 84 m3/sek. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli në Fierzë shënonte 291.26 metër për shkak të prurjeve më të mëdha se normalja. Ndërsa në liqenit të Komanit, niveli është 172.24 metra nga 175 metra e lejuara, me prurje mesatare prej 193 m3/sek. Në Vaun e Dejës, niveli i ujit shënon 74.45 metra nga 76 metra të lejuar, me prurje mesatare prej 216 m3/sek. Ekspertët thonë se, situata do të vijojë të jetë shqetësuese për sa kohë reshjet e shiut do të vazhdojnë të mungojnë. Sistemi i prodhimit të energjisë në vend është tërësisht në varësi të rrjetit hidrologjik dhe një luhatje e këtij të fundit, do të thotë në ulje të prodhimit të brendshëm energjetik.

Free Traffic Exchange