Vendimet e Konkurrencës nuk respektohen nga institucionet
Njësojë si disa institucione të tjera kushtetuese, edhe Autoriteti i Konkurrencës prej vitesh përballet me mosmarrjen në konsideratë të vendeimeve të tij, nga institucionet shtetërore ligjzbatuese. Subjektet që penalizohen nga Autoriteti, zgjedhin si alternativë ankimimin në gjykatë ndaj vendimeve, çka për deputetin socialist Ervin Koçi, ka bërë që të bjerë autoriteti i vetë Autoritetit të Konkurencës pikërisht nga moszbatimi i vendimeve. Ndërsa raportoi për punën gjatë vitit 2013 në Komisionin e Ekonomisë, kryetarja e Autoritetit, Lindita Milo, tha se, janë marrë 42 vendime. Objektivi kryesor i Autoritetit për vitin 2014, është hartimi i politikës së re të konkurrencës. Ndryshimet pritet të përfshijnë edhe pushtetin vendor në strategjiën e re, me qëllim rritjen e kontrollit mbi tregjet rajonale.