A1 Report - Vlore, rritet numri i punekerkuesve

2015-08-21 6

Vetëm pak ditë pas inagurimit të zyrës së punës në qytetin e Vlorës nga kryeministri i vendit Edi Rama, rreth 400 persona kanë apikuar për një punë. Sipas drejtoreshës së zyrës së punës në Vlorë, Marjana Cani numrin më të madh të punëkërkuesve e përbëjnë gratë dhe vajzat. Ajo thotë se kërkesat për një punë janë të përqëndruara kryesisht për biznesin fason. Sipas Canit deri tani pranë zyrës së punës në Vlorë janë në pritje të një pune rreth 4570 persona.