TIRANË- Gjashtë makina janë përfshirë në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë rreth orës 22:10 minuta. Përplasja e rëndë ka ndodhur pranë Spitalit të Fëmijëve në kryeqytet. Shkak për këtë aksident aktualisht mendohet të jetë shpejtësia e një mjeti tip "Humer". Sipas informacioneve të para nuk ka viktima, por 4 persona të plagosur. Mësohet se një grua që ka qenë në njërën prej makinave është dëmtuar rëndë dhe rrezikon të humbasë njërën këmbë. Ajo është Lindita Demuça e cila është dërguar për në Spitalin e Traumës. Një prej të plagosurve të tjerë është edhe Arnold Hida, i cili është edhe drejtuesi i mjetit "Humer" që sipas policisë deri më tani është edhe shkaktari i këtij aksidenti. Të plagosur të tjerë janë edhe 3 persona, që janë dërguar në urgjencën e QSUT-së. Siç mësohet, në aksident janë përfshirë një makinë "Humer", një furgon "Benz-Sprinter", dhë një "Benz-Mercedez 190" dhe dy makina të tjera që janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia bën të ditur se, është bllokuar edhe Rruga "Kongresi i Manastirit", që shkon për në zonën e Kinostudios.