A1 Report - Vendimet e mbledhjes se qeverise per shpronesimet dhe taksimin e dyfishte

2015-08-21 2

Qeveria në mbledhjen e radhës, ka marrë disa vendime të rëndësishme, duke filluar me heqjen e taksimit të dyfishtë mes shqipërisë dhe Kosovës, për të vazhduar me kompesimin e pronarëve të tokës te varrezat e Tufinës dhe Sharrës , dhe miratimin e fondit për maternitetin e luginës së Preshevës. pas mbledhjes 3 ministrat e digastereve përkatëse , bën publike edhe detajet për këto vendime. Për heqjen e taksimit të dyfishtë ishte ministri i financave Shkëlqim Cani, që paraqiti edhe pikat e këtij vendimi .
Ministri i brëndshëm Saimir Tahiri, u ndal te çështja e shpronësimëve për varrezat kryesore të Tiranës, ku theksoi se qeveria ka marrë përsipër kompesimin e pronarëve . Por gjithashtu kritikoi bashkinë e Tiranës , se në këtë rast u soll me papërgjegjshmëri, duke zvarritur qëllimisht shpronësimet.
Ilir Beqja ministri për shëdetësinë, foli për akordimin e fondit për maternitetin e luginës së Preshevës, duke e vlerësuar si një premtim i mbajtur nga ekzekutivi shqiptar .