A1 Report - Bulevardi, Bozdo: Rama ngriu fondet, Prefekti: Akuza politike

2015-08-21 1

TIRANE - Bashkia e Tiranës ka akuzuar kryeministrin Rama se po pengon ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, pavarësisht vendimit që dha gjykata Administrative për rifillimin e punimeve. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Enno Bozdo e cilësoi antiligjor bllokimin e fondeve për këtë projekt.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i prefektit të qarkut të Tiranës Sadi Vorpsi, i cili thotë se akuzat janë politike. Ai sqaron se i ka dërguar një letër Këshillit të Bashkisë ku kërkonte që vlera e shpronësimit të ishte e plotë dhe jo e copëzuar. Një ditë para vendimit të gjykatës nga ana e këtij këshilli ishte kthyer një përgjigje ku e falenderonte.

REAGIMI I BASHKISE
Sipas Bozdos vendimi i kryeministrit për ngrirjen e fondit për shpronësimet në bulevardin e ri, synon vetëm bllokimin e projektit të Bashkisë së Tiranës. "Vetëm një ditë pas vendimit të gjykatës që urdhëroi rifillimin e punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri të Tiranës, Edi Rama ka urdhëruar përsëri bllokimin e kësaj vepre strategjike. Edhe kësaj radhe, në mënyrë absurde dhe të paligjshme ka urdhëruar shkeljen e ligjit për pushtetin vendor, duke imponuar në mënyrë të paligjshme "ngrirjen" e fondit për shpronësimet në bulevardin e ri. Nën këtë kllapi xhelozie dhe revanshi, Edi Rama ka një dhe vetëm një objektiv: bllokimin e projekteve të Bashkisë së Tiranës me çdo çmim." tha nënkryetari i bashkisë Eno Bozdo

REAGIMI I PREFEKTIT
Prefekti i Qarkut Tiranë dëshiron të bëjë me dije se pranë këtij institucioni kanë ardhur vendimet Nr 1, 2, 3 dhe 4 të datës 26.02.2014 të Këshillit të Bashkisë Tiranë. Referuar ligjit Nr. 9827, dt 31.07.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" (i ndryshuar), ju njoftojmë se:

Vendimi Nr.1 konfirmohet në përputhje ligjin nr. 8652 dt 31.07.2000 "Për organizmin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" i ndryshuar, ligjin 9936 dt 26.06.2008 "Për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë" i ndryshuar.

Ndërsa pjesa e përcaktuar në program- buxhet në fq 129 te tij tek shpronësimet në interes publik (kompensimi i pronarëve që përdoren për interes publik si për ndërtimin e rrugëve, shkollave etj) me vlerë (580,955,290 lekë për vitin 2014), në të cilën nuk është pasqyruar saktë vlera e dëmshpërblimit për shpronësimet e qytetarëve sipas VKM nr 752 dt 05.09.2013 "Për shpronësimin në interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme ,pronë private,që preken nga zbatimi i projektit të bulevardit verior dhe rehabilitimi të lumit të Tiranës, faza e parë, në Bashkinë e Tiranës" nuk konfirmohet.

Në këtë VKM përcaktohet qartë vlera e plotë e shpronësimit prej 1'757'476'521 (një miliard e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e njëzet e një lekë) që do të përballohet nga Bashkia Tiranë, detyrim ky i cili duhet të ishte parashikuar i plotë dhe jo i copëzuar nga ana e Këshillit Bashkiak, në detajimin e buxhetit për vitin 2014.

Prefekti i Qarkut Tiranë përmes bazës ligjor...

Free Traffic Exchange