A1 Report - Dhuna ne futboll, perjashtohen Bylisi dhe ish-presidenti Kapllanaj

2015-08-21 2

TIRANE - Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit i është përgjigjur me një vendim ekstrem dhunës ndaj Besnik Çelës në Ballsh. Bylisi përjashtohet nga kampionati kombëtar i futbollit duke zbritur një kategori më poshtë, pasi dështoi në organizimin e ndeshjes dhe përmbushjen e përgjegjësive.

Ndërsa ish-presidenti Besnik Kapllanaj përjashtohet përgjithmonë nga aktivitetet sportive. Përsa i përket ndeshjes, Disiplina vendosi që ta fitojë Laçi në tavolinë 3-0. Besnik Kapllanaj akuzohet si autori i dhunës së ushtruar ndaj Shefit të Sektorit të Garave në FSHF në ndeshjen Bylis-Laçi.

Delegati Besnik Çela u godit me sende të forta në kokë në Ballsh pas ndeshjes me Laçin, ndërsa pas mjekimeve në spitalin Fierit bëri kallëzimin në Komisariat për Kapllanajn, i cili u dorëzua sot duke deklaruar se nuk e dinte që ishte në kërkim, por as kjo nuk e shpëtoi Ballshin nga dënimi ekstrem.

Vendimi i Disiplinës ishte paralajmëruar nga FSHF, pasi menjëherë pas incidentit reagoi ashpër duke mos përjashtuar edhe ndërprerjen e garës nëse nuk do të ishte dënime të ashpra nga organet e drejtësisë.

Gjithashtu gjatë mbledhjes, Disiplina vendosi pezullimin deri në fund të kampionatit për zyrtarin e Vllaznisë, Armir Grima për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në sfidën me Partizanin. Nuk kanë munguar dënimet edhe Tiranën, Kukësin, Besën, por edhe Vllazninë me nga 50 mijë lekë gjobë për per sjellje te gabuar te tifozerive të tyre dhe hedhje te sendeve te forta ne fushe.

Vendimet e Plota

Ekipi i KF "Bylis", per deshtim ne organizimin e ndeshjes dhe permbushjen e pergjegjesive bazuar ne nenet 29, 64 dhe 65.2 te KDS, denohet me perjashtim nga kampionati dhe zbritjen nje kategori me poshte, si dhe humbjen e ndeshjes ne tavoline me KF "Laci " me rezultatit 3-0.

Zyrtari i KF "Bylis", Besnik Kapllanaj, per dhune fizike ndaj zyrtareve te ndeshjes me pasoja te renda per shendetin, perjashtohet pergjithmone nga cdo aktivitet sportiv bazuar ne nenin 49.2/b te KDS.

Zyrtari i KF "Vllaznia", Armir Grima, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes denohet me pezullim nga aktiviteti deri ne fund te Kampionatit bazuar ne nenin 49.2/a te KDS.

Ekipet e KF "Vllaznia", KF "Tirana", KF "Kukesi", KF "Besa", per sjellje te gabuar te tifozerive te tyre dhe hedhje te sendeve te forta ne fushe, denohet me 50.000 leke gjobe bazuar ne nenet 66.1 dhe 66.2 te KDS.

Lidhur me ceshtjen e lojtarit te KF "Besa", Arbnor Fejzullahu dhe lojtarit te KF "Kastrioti" Rigers Hoxha, Komisioni i Disiplines kerkon te paraqiten pamjet filmike pas kerkeses se bere nga klubet perkatese.

Ekipi i KF "Skrapari", per mos permbushje te pergjithesive dhe sjellje te gabuar te tifozerise se saj denohet me 20.000 lek gjobe bazuar ne nenin 65.1 dhe 136 te KDS.

Lojtari i KF "Apollonia" U-19 Albion Majaci, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare denohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar ne nenin 48.1/d te KDS.

LoJtari i KF "Shkendia DR" U-19, Flavio Nezha, per g...