A1 Report - PD denoncon drejtorin e zyres se punes ne Kavaje

2015-08-21 2

Partia Demokratike denoncoi sot se një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është emëruar drejtor i zyrës së punës në Kavajë. Zyra e PD ka shpërndarë një foto, ku tregohet i akuzuari Saimir Kurti, ndërsa zëdhënësja për shtyp e PD, Laura Vorpsi tha se ky emërim është në vijimësi të emërimeve klienteliste të bëra nga qeveria.

"Dy vite më parë, në verën e vitit 2012 Saimir Kurti, u zbulua nga autoritetet doganore teksa një kontenier që vinte nga Kina plot me cigare, e deklaronte si të mbushur me dyer, për të shmangur detyrimin prej 400 milionë lekësh. U kallëzua, dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria. Pak ditë më parë, ky person ka marrë postin e lartë të Drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, i propozuar nga Erion Veliaj, në një ceremoni më shumë ngjyra, ku prezantimin ia ka bërë Kryeministri, Edi Rama." tha në fjalën e saj Vorpsi

"Me emërimin që po denoncojmë ne sot, del qartë se rilindja e Edi Ramës, është thjeshtë e vetëm rilindje e personave që kanë probleme të rënda me ligjin, por që i shërbejnë interesave klienteliste të partisë, Kryeministrit dhe Ministrave të linjës." përfundoi zëdhënësja e PD-së.