A1 Report - Krime, aktivistë pro-ruse sulmojne marinen ushtarake ukrainase

2015-08-21 0

KRIME - Aktivistët pro-rusë kanë marrë kontrollin e selisë së marinës ukrainase në qytetin e Sevastopolit në Krime. Ata përdorën makinat e tyre për të çarë kordonin mbrojtës dhe zëvendësuan flamujt ukrainas në me ato rusë.

Pas disa orësh negociatash, ku morri pjesë dhe Komandanti i Flotës ruse në Detin e Zi, zv. Admirali Aleksandr Vitko, 30 ushtarakët ukrainas, së bashku me kolonelin e tyre Mikhail Kucin vendosën të largohen nga baza e marinës.

Sipas mediave vendase, nuk pati raportime për incidente gjatë largimit të tyre.

Gjatë ditës së martë presidenti rus Vladimir Putin firmosi marrëveshjen me Krimenë duke e bërë këtë të fundit pjesë të Rusisë. Ky vendim i Moskës është dënuar Ukraina dhe vendet perëndimore pasi thyen ligjet