A1 Report - Agolli: Berisha të tërhiqet, të ikë dhe si deputet i PD-së

2015-08-21 1

TIRANE- "Bojkoti i opozitës cënon integrimin e vendit. Berisha duhet të tërhiqet nga drejtimi i PD-së, madje dhe si deputet". Ky është qëndrimi i shkrimitarit të madh Dritëro Agolli i cili në një intervistë ekskluzive për gazetaren Joniada Koçi të tv A1 Report komenton zhvillimet e fundit politike dhe përcjell mesazhe të forta sa i takon qeverisë Rama por edhe qëndrimit bojkotues të opozitës.

Patriarku i socialistëve vlerëson punën e deritanishme të qeverisë Rama dhe pse sipas tij, eshte ende herët për të parë rezultate konkrete në kushtet kur "Rama dhe kabineti i tij, e morën shtetin të rrënuar".

Agolli vlerëson dhe Ramën si kryeministër. "Po qeveris Shqipërinë me shumë të rinj".