A1 Report - Itali, mbetet në fuqi dënimi ndaj Berluskonit për 2 vite pezullim

2015-08-21 0

ITALI - Gjykata më e lartë e Apelit në Itali ka lënë në fuqi dëminin me dy vjet të pezullimit nga postet publike të ish-kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Vitin e kaluar ish-kryeministri u dënua me 2 vite pezullim nga postet publike pasi u shpall fajtor për evazion fiskal.

Ky vendim i gjykatës italiane do të thotë se Berluskoni nuk do të mund të kandidojë në zgjedhjet e Parlamentit Europian, të cilat do të mbahen në muajin maj të këtij viti. 77 vjeçari gjithashtu është shpallur fajtor gjatë muajit qershor të vitit të kaluar për kryerje marëdhënjesh seksuale me një minorene në këmbim të parave si dhe për abuzim me pushtetin.

Ai u përjashtua nga senati italian si dhe u dënua me 4 vite burgim, të cilat për shkak të moshës së tij, pritet të kthehen në shërbim 1 vjeçar ndaj komunitetit.

Free Traffic Exchange