A1 Report - Integrimi, Gjosha: Jemi te angazhuar per permbushjen e 5 prioriteteve

2015-08-21 0

Mazhoranca kërkon dialog konstruktiv me opozitën për cështje kërkojnë edhe bashkëpunim . Ka qenë kjo një thirrje e ardhur nga ministrja për integrimin Klajda Gjosha, gjatë takimit të pestë e Komitetit të Stabilizim-Asociimit që u zhvillua në Tiranë, në praninë e përfaqësuesve të Komisionit, Këshillit të BE-së dhe përfaqësuesve të lartë të qeverisë shqiptare. Ministrja e Integrimit Evropian, znj. Klajda Gjosha mbajti fjalën e hapjes së këtij takimi të rëndësishëm, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori për Ballkanin në KE, z. Jean Eric Paquet .
Ministrja Gjosha pritet që të vazhdojë turin e saj të takimeve në disa shtete europiane , në tentativë për ti bindur , të japin votën e tyre në favor të marrjes së statusit kandidat në qeshor.