Dollnen, BDI-ja akuzon PDSH-në

2015-08-21 1

Në njëvjetorin e zgjedhjeve lokale në komunën e Dollnenit, Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon PDSH-në për humbjen kësaj komune e cila sipas BDI-së është me rëndësi tejet strategjike jo vetëm për këtë rajon, por për gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Sipas drejtuesve të BDI-së në Dollnen, kjo ndodhi falë argatllëkut siç thonë ata të PDSH-së, e cila i siguroi 350 votat shqiptare të fshatit Cërnilishtë, kandidatit maqedonas, Boshe Milloshoskit.

"Ky është rezultati i politikës antishqiptare të PDSH-së në komunën e Dollnenit, e cila për interesa të ngushta, bëri koncesione të papara në kurriz të shqiptarëve të kësaj komune. Kur ishte nevoja për mbrojtjen e kauzës shqiptare, falë votave të përkrahësve të BDI-së, sot Zijadin Sela është kryetar i Strugës, e për ne banorët e Dollnenit, falë PDSH-së sot kryetar e kemi Boshkon. Historia do ti gjykon më mirë ata", tha Milaim Amedi, BDI, Dollnen.

Përfaqësuesi i BDI-së në Dollnen, tha se gjatë kësaj periudhe është shkarkuar drejtori shqiptari i ndërmarrjes komunale i cili është zëvendësuar me kuadër maqedonas ndërsa sipas tij janë shkarkuar edhe dy udhëheqë sektori të komunës. Ademi tha se gjatë kësaj periudhe janë bërë investime vetëm nëpër fshatrat e banuara me maqedonas, duke anashkaluar tërësisht vendbanimet shqiptare. Sipas tij, pushteti aktual vendosur të ndërtoj edhe kishën ortodokse në fshatin Peshtalevë, duke mos e përfillë fare vullnetin e popullatës myslimane që jeton në numër të konsiderueshëm në këtë fshat. Sipas BDI-së, në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2013, votat e PDSH-së ishin përcaktuese që të fitojë kandidati i VMRO-DPMNE-së, Boshevski dhe të humbë kandidati i BDI-së, Abdulla Bajramovski. Valmir Kuçi

Free Traffic Exchange