A1 Report - Fjala e plote e kryeministrit Rama nga Pallati i Kongreseve

2015-08-22 2

Mbi 10 000 të rinj e të reja kanë aplikuar për tu bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Këtë vit shanset janë totalisht të barabarta: Nga 10 060 kandidatë që do i nënshtrohen testit të Shkollës së Policisë vetëm 1000 do të dalin fitues: Nga këta 500 do të jenë vazja dhe 500 djem.

Kjo është pjesë e tranformimit të policisë së shtetit, ku sipas kryeministrit, nuk ka më vend për pensionistë por vetëm për guximtarë

Në Pallatin e Kongreseve, ku aplikantët ishin mbledhur paraditen e sotme për të marrë udhëzimet e testit kryeministri Edi Rama informoi për dyfishimin e pranimeve, nga 500 në 1000. Kryeministri kërkoi të zhvillohet një konkurs transparent ku të fitojë merita dhe jo lidhjet familjare. Madhe dha një porosi edhe për djemtë: "Nuk mund të fitoni dot duke dalë më të fortë se vajzat. Bëni gara me njëri tjetrin. Ka basketboll djemsh dhe vajzash. Kur vjen testi fizik, normalisht djemtë janë më të fortë se vajzat por në testin e inteligjencës na e kalojnë".

Free Traffic Exchange