A1 Report - Arrestohet Darko Shariç, i njohur si "mbreti i kokaines ne Ballkan"

2015-08-21 1

BEOGRAD- Darko Shariç, i njohur si "mbreti i kokainës në Ballkan", është arrestuar sot në një aksion të përbashkët të policisë së Malit të Zi dhe Serbisë, bëjnë të ditur mediat serbe.

Shariç ishte shpallur në kërkim që prej 2009-tës, pas një megaoperacioni në Uruguajë ku u sekuestruan 2.8 ton kokainë e destinuar në shtete të ndryshme të Europës, përfshi edhe Italinë.

Zyra e Prokurorit Serb për Krimin e Organizuar ka ngritur pesë akuza për Darko Sariçin për tregti ilegale droge dhe pastrim parash.

Operacioni për arrestimin e tij është koordinuar nga dy minsitrat e drejtësisë, ai serb Nikola Selakoviç dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç. Në Bograd ministri i Drejtësisë pritet të japë më shumë detaje në një konferencë për shtyp.

Darko Shariç ishte i pari në listën e shumë të kërkuarve dhe cilësohet si një sukses i policisë serbe pas arrestimit të Miroslav Miskoviç, miliarderit të arestuar dy vjet më parë për mashtrim dhe abuzim me miliona euro.

Kryeministri i ri i dalë nga zgjedhjet e së dielës, 16 mars ka konsideruar luftën kundër korrupsionit dhe krimit një ndër objektivat e tij kryesore.