A1 Report - Bollino: Ja pse u perfshi Shqiperia ne çeshtjen e armeve kimike te Sirise

2015-08-21 2

TIRANE- Pak ditë pas publikimit të librit "Heshtja e dyfishtë", gazetari italian Carlo Bollino vjen në studion e "A1 Report" për të dhënë detaje të tjera lidhur me çështjen e armëve kimike. I ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo", gazetari Bollino shpjegon arsyet për përfshirjen e Shqipërisë në çështjen e lëndëve kimike të Sirisë.

"Pas marrëveshjes diplomatike SHBA-Rusi, po mendohej një vend për të asgjësuar lëndët kimike të Sirisë. SHBA është konsultuar me disa vende për këtë çështje.

Në libër ka një hipotezë për çështjen se pse u përfshi Shqipëria në këtë çështje. Pentagoni kërkonte një vend jo vetëm të ruajtur nga pikëpamja politike dhe diplomatike, si një vend i NATO-s, por edhe një vend ku ekspertët amerikanë të kishin kontroll të plotë për realizimin e procesit. Dhe Shqipëria i plotësonte këto kushte. Pasi i gjithë procesi do të realizohej nga ekspertët e huaj.

Rusia nuk ka negociuar në asnjë moment për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e armëve kimike. Këtë fakt e shprehu edhe kryeministri Rama gjatë prezantimit të librit "Heshtja e dyfishtë", shpjegon Bollino.

Bollino shpjegon se fakti që kryeministri Rama i tha "JO" armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, u ndikua edhe nga protesta e ambientalistëve dhe qytetarëve, por edhe nga mungesa e kushteve që ofronte vendi ynë për të realizuar në proces të tillë.

"Mendoj se ndikim pati protesta e qytetarëve dhe ambientalistëve, dhe së dyti mungesa e një dokumenti zyrtar për ta paraqitur në Kuvend, pasi nuk pati një marrëveshje me SHBA", shprehet Bollino.

Gjatë promovimit të librit "Heshtja e dyfishtë" morën pjesë kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministrat Kodheli e Bushati, si dhe ambientalistët, të cilët ishin aktorët kryesore të protestave kundër armëve kimike në Shqipëri. Gazetari Bollino tha se këta protagonistë kryesore në "çështjen e armeve kimike të Sirisë në Shqipëri", gjatë promovimit rikonfirmuar atë që është përshkuar edhe në libër.

"U konfirmua keqkuptimi i krijuar për shkak të kuptimit gjuhësor të "PO-së" në parim që tha kryeministri Rama, për të biseduar për armët kimike. Amerikanët janë më pragmatistë dhe kjo "PO" u pa si një "po" përfundimtare. Dhe kjo kushtëzoi zhvillimet e gjithë negociatave", u shpreh Bollino.

Gazetari Bollino shpjegon se përdorimi i armëve kimike në Damask shënuan fillimin e bisedimeve SHBA-Rusi për të arritur një marrëveshje me ndërhyrjen e OKB për largimin e lëndëve kimike nga Siria.

"Kjo është ngjarja më e madhe dhe më e diskutuar në vjeshtën e kaluar. Një kapitull i librit i është kushtuar zhvillimeve në arenën ndërkombëtare lidhur me çështjen e lëndëve kimike të Sirisë.

Përdorimi i armëve kimike dhe bërthamore janë të ndaluara në të gjithë botën, por ky fakt u shkel në Siri, ku u përdorën këto armë. Kjo kushtëzoi gjithë debatin. Dhe më pas me ndërhyrjen e OKB u nënshkrua në marrëveshje për largimin e armëve kimike të Damaskut, në mënyrë ato të mos përdoren më", shpjegon Bollino.

Më tej gazetari Bollino ka folu...