A1 Report - Pogradec, roje per çdo galeri miniere te braktisur, shmangen aksidentet

2015-08-21 2

POGRADEC- Drejtoria e Minierave në bashkëpunim me Ministrinë e Energjetikës ka nisur të marrë masat e para me qëllim parandalimin e aksidenteve në galeritë e hapura dhe të braktisura prej vitesh. Në rrethin e Pogradecit janë evidentuar 130 galeri të hapura dhe vetëm muajt e fundit janë shënuar disa viktima si pasojë e asfiksimit apo nga bllokimi i tyre nga masivet e dherave.

Në këto kushte, drejtoria e Minierave ka marrë masa duke vënë roje për çdo galeri të braktisur, për të parandaluar aksidentet të tjera me pasoja për jetën, kryesisht të banorëve të zonës.

Në nëntor të vitit të kaluar pesë te rinj humbën jetën në minierën e Beragozhdit teksa kishin hyrë për të nxjerrë skrap ndërsa 1 muaj më vonë tragjedia do të përsëritej në fshatin Lozhan të po këtij rrethi.