A1 Report - Skrapar, perkujtohet me homazhe 70-vjetori i brigades se 7-te sulmuese

2015-08-21 0

COROVODE- Përkujtohet në Çorovodë 70 vjetori iI krijimit të brigadës së 7 sulmues. Në këtë aktivitet mori pjesë kryetari i Kuvendit, njëherësh kreu i LSI-së, Ilir Meta, ministra, deputetë të zonës, si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Kreu i LSI-së, Ilir Meta duke lënë mënjanë komentet politike e ka vlerësuar 70-vjetori i krijimit të brigadës si një datë historike për çlirimin e vendit.

Nga ana tjetër, kreu i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese Eduard Shalsi, i pranishëm në këtë aktivitet tha se kjo ditë duhet të shërbejë si reflektim për t'ju përgjigjur pritshmërisë së shqiptarëve.

Pjesëmarrësit kanë kryer fillimisht homazhe tek varrezat e dëshmorëve, e më pas kryen një vizitë në muzeun historik.

Free Traffic Exchange