FBI: Aeroplani mund të ketë ateruar diku, pasagjerët mbahen peng

2015-08-21 3

Momenti kur pilotët e aeroplanit të zhdukur "Malajzia Eirllajns" kalojnë nëpër sigurinë e aeroportit para fluturimit fatal, është regjistruar nga kamerat. Është filmuar kapiteni Zahari Ahmed Shah dhe piloti i dytë Farik Abdullah Hamid, të cilët kalojnë përmes skanerit në aeroportin ndërkombëtar në Kuala Lumpur. Sigurimi i ka kontrolluar, dhe ata kanë hyrë pastaj, në aeroplan. Në raportet mediatike në mbarë botën sot shkruhej se piloti, baba i tre fëmijëve, ishte mbështetës i madh i liderit të opozitës të Malajzisë, që vetëm disa orë para zhdukjes së aeroplanit, ishte arrestuar për shkak të skandaleve homoseksuale. Gruaja dhe fëmijët e pilotit ishin larguar nga shtëpia, një ditë para zhdukjes së aeroplanit, shkruante sot "Dejli Mejl". Ndërkohë , Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI-ja) ka thënë se aeroplani mund të jetë zhdukur diku në tokë, dhe se 200 pasagjerët të mbahen të rrëmbyer në ndonjë vend të panjohur. Nuk përjashtohet edhe pista që dy pilotët, ose të paktën njëri prej tyre, të jetë i përfshirë në këtë pengmarrjeje. Autoritetet theksuan më herët se aeroplani mund të ketë ateruar dhe të ketë transmetuar sinjale nga toka. Qeveria malajziane ka konfirmuar se Boingu ka ndryshuar qëllimisht kursin dhe mund të ketë ateruar diku në Azinë Qendrore. Ivan Bllazhevski