Basha: Statusi i BE në udhëkryq për faj të qeverisë Rama-Meta

2015-08-21 0

TIRANE- Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se papërgjegjshërmia e qeverisë Rama-Meta kanë vënë në udhëkryq statusin e vendit kandidat dhe i bën thirre të ndryshojë menjëherë kurs, të heqë dorë nga ofensiva kundër Kushtetutës, kundër institucioneve, nga dhunimi i te drejtave te qytetareve e sipërmarrjes.

Para deputetëve të grupit parlamentar të PD-së Basha bëri një analizë të qeverisjes 6 mujore Rama-Meta, duke e akuzuar për
dështim në 4 fusha: Rend dhe siguri publike, përkeqësim të ekonomisë, si dhe ndërmarrjen e një ofensive të mirëfilltë pushtuese te institucioneve jashtë pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Sipas Bashës, "kjo mazhorancë ka ndërmarrë ofensive të mirëfilltë pushtuese te institucioneve jashtë pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, duke shkelur haptazi ligjet e vendit dhe Kushtetutën dhe se Rama përdori alibinë se ekstremistët bllokuan statusin për të mbuluar paaftësinë dhe paligjshmërinë e saj.

"Statusi ndodhet në udhëkryq si vetë demokracia për shkak të papërgjegjshmërisë së kryeministrit dhe shumicës Rama-Meta. Ekstremistët aty kanë qenë e do të jenë derisa ky projekt të mbyllet. Individë që nuk kanë dashamirësi për Shqipëri ka pasur e do të ketë. Ishte alibi dhe justifikim për të mbulur paaftësitë dhe paligjshmërinë. Deri dje kemi menduar se Rama e ka punë fantazmagori apo halucinacioni këtë teorinë e tij sikur fajin ia kanë ekstremistët europianë. Tani që nuk mbeti njeri pa ia thënë se e ka gabim, është bërë e qartë si drita e diellit se e ka alibi, justifikim për sot dhe për nesër për të mbuluar paligjshmërinë dhe dështimet e tij në krye të qeverisë," tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, Qeveria për të bërë është e fundit dhe për të zhberë është e para.

"Kjo qeveri që nuk ndërton dot asgjë, është ndërkohë kampione e zhbërjeve, kampione e goditjes se ligjit dhe lirive, kampione e reprezaljes në administratën publike, kampione e shpunësimit të mijëra e mijëra njerëzve me një fjalë goje, kampione e ndalimit të dhjetëra e qindra kantiereve të hapura apo në proces hapjeje me një të rënë të lapsit, kampione e babëzisë për të futur nën kontrollin politik të saj institucionet e pavarura."- nënvizoi Basha.

DEKLARATA E PLOTE E BASHES SOT NE GRUPIN PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha analizon bilancin 6 mujor të qeverisë, duke evidentuar dështimet dhe përkeqësimet në ekonomi, siguri publike, e në gjendjen e demokracisë dhe institucioneve në vend

Basha: Qeveria në 6 muaj, për të bërë e fundit, për të zhbërë e para

Të nderuar deputetë,
Qeveria Rama-Meta mbushi plot gjashtë muaj nga dita e instalimit në pushtet.
Në qofte se i referohemi perceptimit të përgjithshëm të qytetarëve shqiptarë, gjashtë muaj nuk janë akoma shumë, por nuk janë as pak për të patur një bilanc të parë konkret në raport me pritshmëritë dhe premtimet e tyre
Kësaj radhe, më mirë se sa opozita që e ka thënë në kohë fjalën e saj, flet vetë heshtja e qeverisë, e shoqëruar me disa përpjekje të përçmueshme për të mbuluar sadopak...

Free Traffic Exchange