A1 Report - Shkodër, 8 banesa janë djegur në 1 javë nga shkëndijat elektrike

2015-08-21 0

SHKODËR - Sërish shkak për djegien e një banese është bërë shkëndija elektrike, duke e çuar në 8 numrin e banesave të shkrumbuara në harkun kohor të një jave.
"Nga një shkëndije elektrike. Një furnelë e vogël është djegur aty, prej saj kanë marrë të tjerat", tregon kryefamiljari i shtëpisë, Dedë Tinaj.
Nga ana tjetër, komandanti i zjarrfikësve në Shkodër, Muhamet Smajlja u ka bërë apel banorëve të Shkodrës që të mos abuzojnë me ndezjen e të gjitha pajisjeve elektroshtëpiake, si dhe ka evidentuar problemin e parkimeve të automjeteve në rrugica, pasi bllokon lëvizjen e automjeteve të zjarrfikësëve.
"Problemi i shkëndijave elektrike. mos mbajnë furnela dhe disa gjëra ndezur. Parkohen shumë automjete nëpër vende që nuk lejohen. Kërkojmë edhe njëherë ndihmën e policisë që të bëjë kontrolle edhe natën edhe ditën nëpër rrugica sepse kemi shumë probleme" shprehet komandanti i zjarrëfikësve në Shkodër, Muhamet Smajlaj.
Fatmirësisht nga 8 zjarret e shënuara nuk ka patur të dëmtuar ndërsa dëmet materiale kanë qenë të konsiderueshme, duke kapur vlerën e disa milionë lekëve të reja.

Free Traffic Exchange