A1 Report - Nis 'Crown', Cani:120 mln $ më shumë të ardhurat në buxhet

2015-08-21 1

TIRANE- "Crown Agents" agjencia e pajtuar nga qeveria për asistencë doganore nis sot në terren veprimtarinë e përbashkët me doganën shqiptare. Tetë grupe mobile në përbërje të të cilëve do të jenë edhe ekspertë të doganës shqiptare nisin sot punën në pikat kufitare për të identifikuar e zbuluar mashtrimet por dhe për të reformuar sistemin doganor.

Kjo kompani është pajtuar nga qeveria për të ndihmuar të garantojë këtë vit rritjen me 1% të GDP-së së vendit vetëm nga doganat, por dhe për të përmirësuar imazhin e doganave.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaron se me reformimin e administratave fiskale si dhe bashkëpunimin me kompaninë britanike Crown Agents parashikohet që të ardhurat gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2014 të jenë 120 milionë dollarë më të larta krahasuar me 2013-ën.

Gjithashtu punonjësit e doganës do t'i nënshtrohen një trajnimi 3 mujor dhe më pas do i nënshtrohen një provimi.

Kryeministri foli për një proces transformimi të sistemit doganor që ndahet nga imazhi i doganave që Faik Konica përshkruan në veprën e tij "Doktor Gjilpëra", dhe shpreh besimin se bashkëpunimi me "Crown Agents" do të rrisë cilësinë e sigurinë doganore dhe do të vendosë një marrëdhënie të re mes doganës dhe biznesit.

Në ceremoninë e organizuar sot morën pjesë kryeministri Edi Rama, ambasadori britanik në Tiranë, Nicholas Cannon, ministri i Financave, Shkëlqim Cani dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali.

Free Traffic Exchange